Rreth Nesh
Ftesa dixhitale, e krijuar me kujdes
Ftoje është platforma për ftesa dixhitale elegante — për dasma, fejesa, syneti, ditëlindje, ahengje, kanagjegj, konferenca, seminare e çdo festë tjetër.
Kush jemi
Ftoje është produkt i Vushtrria Online SH.P.K. — kompani mediatike dhe teknologjike nga Vushtrria, Kosovë, e njohur për portalin kryesor mediatik VushtrriaOnline. Nga përvoja jonë në media dhe teknologji lindi Ftoje: një mënyrë moderne për t’i ftuar mysafirët në ditët tuaja të veçanta.
Misioni ynë
Duam ta bëjmë ftesën dixhitale të thjeshtë, të bukur dhe të aksesueshme për këdo, kudo në botë — përfshirë familjet dhe miqtë tanë në diasporë, që të mund të ndajnë gëzimin e festës pa marrë parasysh distancën.
Çfarë ofrojmë
✦
Krijim i shpejtë
Ftesa juaj gati për pak minuta, pa asnjë përvojë teknike.
✦
Tema luksoze
Dizajne elegante, të përshtatura për çdo lloj feste.
✦
Muzikë e personalizuar
Kënga juaj e preferuar luan në sfond kur hapet ftesa.
✦
Konfirmim mysafirësh
Shihni kurdo kush ka konfirmuar ardhjen, në kohë reale.
✦
Ftesa me emër
Link i dedikuar për çdo familje ose mysafir, me gjurmim.
✦
Mbledhje fotosh
Mysafirët ngarkojnë foto direkt nga eventi, në një galeri të përbashkët.
Ftoje